“Një takim intim”- Autopsia e shqiptarit që u gjet i zhveshur: U qëllua nga mbrapa
Mediat italiane kanë publikuar autopsinë e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, i cili u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa.
Sipas autopsisë 39-vjeçari vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë, e marrë nga pas dhe që i përshkroi mushkrinë.
Mbi trupin e shqiptarit u qëlluan të paktën 19 goditje me thikë në lartësinë e gjoksit dhe në pjesën e barkut, duke dëshmuar dhe urrejtjen e vrasësit.
Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë, gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshmet e hequra.
Hetuesit krahas autopsisë morën mostra për teste toksikologjike, për të përcaktuar nëse 39-vjeçari kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale përpara se të vritej.
Dyshimi i hetuesve, nisur edhe nga kushtet në të cilat u gjet kufoma, është se Bledari mund të jetë goditur me thikë në fund të një takimi intim.
Zona ku u zbulua trupi mëngjesin e së dielës, dhe në veçanti Via Dei Colli, njihet si një zonë e izoluar, larg syve kureshtarë dhe e frekuentuar nga çifte që kërkojnë pak intimitet. Hetuesit, të cilët kanë intervistuar prej kohësh bashkëshorten dhe të njohurit e tij, tashmë janë fokusuar tek celulari i viktimës – për të analizuar telefonatat dhe mesazhet e fundit që Dedja ka pasur përpara ngjarjes.
Portofoli dhe sendet personale të 39-vjeçarit janë gjetur në vendngjarje duke rrëzuar pistën e grabitjes.
Hetuesit po analizojnë dhe makinën e shqiptarit për të siguruar ndodnjë provë që mund t’i çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.
Dedja, sipas autopsisë, është goditur në pozicion të shtrirë.
Ai ka plagë të shumta sipërfaqësore, në parakrahë dhe në pëllëmbët e duarve, shenjë kjo që tregon sipas hetuesve që ai ka tentuar të mbrohej.
Baba i dy fëmijëve, 39-vjeçari punonte si kopshtar dhe pastrues në Abacinë e Vjetër. Trupi u gjet në një pellg gjaku nga një mik me të cilin burri duhej të shkonte për peshkim mëngjesin e së dielës. Gruaja e tij, e shqetësuar se nuk e kishte parë të kthehej në shtëpi të shtunën në mbrëmje, ngriti alarmin në polici në orën 8 të mëngjesit të ditës pasardhëse. Sipas gjetjeve të autopsisë, vrasja ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës, ndonëse është e vështirë të gjurmohet koha e saktë pasi trupi ka qenë i ekspozuar ndaj të ftohtit gjatë gjithë natës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë