Nju Jorku goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

5 Prill 2024 | 16:51

Një tërmet goditi zonën e populluar dendur të qytetit të Nju Jorkut më 5 prill, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, teksa banorët kanë raportuar se kanë ndier dridhjet e tokës edhe në mbarë verilindjen e shtetit.

Tërmeti ishte 4.7 shkallësh dhe epiqendra e tij ishte në Nju Xhersi, apo rreth 72 kilometra në perëndim të Qytetit të Nju Jorkut dhe 80 kilometra në veri të Filadelfias. Zjarrfikësit në Nju Jork thanë se sipas informacioneve të para, nuk raportohet për dëme.

Edhe banorët në Baltimor të Filadelfias, Konektikat po ashtu kanë ndierë dridhjet e tokës.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti mund të jetë ndierë nga më shumë se 42 milionë persona.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se tërmeti u ndie në mbarë shtetin.

“Ekipi im po vlerëson ndikimin dhe çdo dëm që mund të jetë shkaktuar”, tha ajo.

Dridhjet e tokës rikthejnë në kujtesë 23 gushtit të vitit 2011, kur një tërmet preku dhjetëra miliona persona nga Xhorxhia e deri në Kanada. Ai tërmet ishte i shkallës 5.8 dhe ishte tërmeti më i fuqishëm që goditi SHBA-në që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026