Tërmet në Malin e Zi, sa ishte magnituda dhe epiqendra

3 Prill 2024 | 13:35

Një tërmet 4.7 të shkallës Rihteri u regjistrua më 3 prill afër Nikshiqit në Mal të Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës.

Disa persona kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë ndier dridhje të tokës në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

EMCS tha se epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në verilindje të Bileças në Bosnjë dhe 80 kilometra në juglindje të Mostarit.

Zona përreth komunës së Nikshiqit, qytetit të dytë më të madh në Mal të Zi që ndodhet në perëndim të vendit, po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet prej 4.3 ballësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026