Një Teuta si kurrë më parë, Gentian Selmani tregon sekretet, nga premiot te trajneri

23 Tetor 2025 | 18:52

Teuta ka bërë një nisje sezoni fantastike në Superiore. Aktualisht durrsakët janë i vetmi ekip që nuk e njohin ende humbjen e parë dhe që kanë pësuar më pak gola, 2. Këtu shumë merita vijnë edhe për portierin e Teutës, Gentian Selmani, i cili është rikthyer si dikur në nivelet më të larta. Në një intervistë për Kubi Sportiv me gazetarin Drilon Xhepollari në “EuroNews Albania”, Selmani tregoi situatën nga brenda ekipit.

“Ne punojmë shumë, është meritë e ekipit, mbrohemi dhe sulmojmë bashkë. Puna e mirë që po bëjmë me trajnerin dhe harmonia e ekipit po sjell rezultate të mira. Te Tirana kam pasur një situatë ku isha një vit pa luajtur më pas një rikthim, jo më i miri i mundshmi, por një rikthim nga ku akoma po mësoj dhe po e analizoj se çfarë kam gabuar. Tifozët janë afruar nga ndeshjet e mira dhe rezultatet, në Durrës kemi bërë gjithmonë ndeshje të mira këtë sezon. Dobi, trajneri ynë ka një mentalitet europian, punon shumë edhe nga ana psikologjike.

Premiot? Nuk kanë munguar nga presidenca, por nuk është ky qëllimi dhe vëmendja jonë, ne bëjmë ndeshjen, kur fitojmë mund të vijë premio, por gjithë fokusi ynë është te ndeshja. Fitorja e Shqipërisë me Serbinë? Në Andorrë do vendoset gjithcka, urojmë që të fitojmë aty dhe të marrim vendin e dytë, kam folur me cunat dhe i kam uruar”, tha Selmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026