‘Një trajner shqiptar’, analisti Artan Shyti: Kë do doja në krye të Kombëtares
Analisti sportiv, Artan Shyti thotë se drejtimin e ekipit kombëtar duhet ta marrë një trajner shqiptar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shyti u shpreh se Besnik Hasi do ishte njeriu i duhur, pasi ka luajtur më parë me Kombëtaren dhe është formuar jashtë shtetit si trajner.
“Trajnerët janë fat ndonjëherë, kush të bie. Po të jetë trajner italian, patjetër është një trajner që do ketë përvojën e tij. Unë preferoj Hasin, personalisht do preferoja që të ishte një shqiptar, i rritur me kombëtaren por edhe ndërkombëtarisht. Si një hap i ndërmjetëm, ndërm jet një gjysmë të huaji dhe gjysmë shqiptar, sepse Hasi është një lojtar që ka luajtur me kombëtaren, por është formuar jashtë, edhe si trajner.
Do kisha dëshirë që të bëja tifozllëk për një ekip shqiptar me një trajner shqiptar. Por ne na duhet një trajner që të na çojë në një nivel më të lartë, të nxjerrë maksimumin e këtyre lojtarëve që kemi. Ka pak rëndësi se kush do jetë si kombësi”, theksoi ai.
Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner. Në muajin nëntor përfundonte zyrtarisht kontrata e trajnerit Edoardo Reja, teksa ende nuk dihet se kush do të vendoset në krye.
77-vjeçari sot ka ditën e fundit të punës në drejtimin e Shqipërisë, ndaj nga dita e nesërme do të duhet një tjetër trajner.
Burime nga FSHF pohojnë se trajneri i ri do të zgjidhet përgjatë muajit dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve