Shyti: Pritej largimi i Edoardo Rejas, trajneri të jetë 50-55 vjeç
Analisti sportiv, Artan Shyti thotë se ishte e pritshme largimi i Edoardo Rejas nga drejtimi i kombëtares shqiptare, pas përfundimit të kontratës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shyti u shpreh se mosha e një trajneri, duhet të jetë 50-55 vjeç.
“Për mua ishte e pritshme, shenjat e tregonin. Nuk mund të pretendosh për një 77-vjeçar që të vazhdojë një kontratë 4-vjeçare. Kam përshtypjen që kërkon më tepër energji, përkushtim, afërsi dhe mentaliteti me futbollistët e sotëm dhe një 77-vjeçar e ka më të vështirë të quhet trajner me këtë moshë.
Kam përshtypjen që në planin simbolik, mosha e trajnerit nuk duhet të kalojë dyfishin e moshës mesatare të sportistëve. Për mua, 50 ose 55-vjeçar do ishte moshta e një trajneri, kushdo qoftë ai”, theksoi ai.
Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner. Në muajin nëntor përfundonte zyrtarisht kontrata e trajnerit Edoardo Reja, teksa ende nuk dihet se kush do të vendoset në krye.
77-vjeçari sot ka ditën e fundit të punës në drejtimin e Shqipërisë, ndaj nga dita e nesërme do të duhet një tjetër trajner.
Burime nga FSHF pohojnë se trajneri i ri do të zgjidhet përgjatë muajit dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin