Një vit luftë me Rusinë, ukrainasit: Vit i vështirë, por e mira do të fitojë!

23 Shkurt 2023 | 16:18

Një vit luftë me Rusinë ka tronditur fuqishëm mendjet dhe shpirtrat e miliona ukrainasve. Jetët, shqetësimet dhe shpresat e tyre sot janë shumë ndryshe se më parë. Çdo gjë sot vërtitet rreth luftës.

“Ishte viti më i vështirë i jetës sime dhe i të gjithë ukrainasve. Jam e sigurt se fitorja është përpara, por ne nuk e dimë se sa kohë do të na duhet të presim dhe se sa jetë të tjera do sakrifikohen përpara se kjo të ndodhë. Kjo është e vetmja gjë që na shqetëson aktualisht,” – u shpreh Diana Shestakova, punonjëse në një shtëpi botuese.

“Nga njëra anë na duhen më shumë armë për t’i dhënë sa më shpejt fund luftës, por sa më shumë armë të ketë, aq më shumë akte armiqësore do të verifikohen. Jemi në një rreth vicioz. Është një thikë me dy presa. Nga njëra anë furnizimi me armë është pozitiv, por ka pasoja,” – tregoi Boris, biznesmen.

“Po, kohët janë të vështira. Nuk mund të krahasohen me jetën në paqe. Por jeta vazhdon dhe teksa vjen pranvera do të vijë edhe fitorja. E mira fiton gjithmonë,” – tha pensionistja Alla Valentinovna.

Por edhe pse ka kaluar një vit që nga fillimi i luftës që tronditi jetët e qytetarëve, asgjë nuk tregon se konflikti po shkon drejt zgjidhjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026