Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ambasada amerikane: Qëndrojmë në solidaritet me popullin shqiptar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur mbështetjen ndaj popullit shqiptar, sa i përket pandemisë dhe tërmetit tragjik të një vit më parë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se qëndron në solidaritet me popullin shqiptar, në këtë 1 vjetor të tërmetit tragjik.
“Në 26 nëntor bëhet një vit qëkur një tërmet goditi Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar, ndërsa ju përkujtoni këtë përvjetor solemn.
Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka treguar një forcë të jashtëzakonshme, jo vetëm në rindërtim, por edhe në përballjen me një pandemi globale.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë me ju në çdo hap të kësaj rruge dhe do të vazhdojmë të jemi me ju”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Sot mbushet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima dhe mbi 3000 të plagosur.
Ndërkohë ende mijëra banorët janë në qiell të hapur, pasi u janë shembur banesat.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se më e keqja iku.
Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta
Rama video-mesazh për tërmetin e 26 nëntorit: Më e keqja është pas krahëve
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve