Xhixho: Njerëzit kërcënohen me vendin e punës! Kikia: Frymëzoni elektoratin

24 Tetor 2024 | 22:34

Gazetari Mentor Kikia dhe deputetja e Partisë së Lirisë, erisa Xhixho patën një debat në Noë me Erla Mëhillin ku diskutuan rreth asaj çka do duhet të bëjë opozita në vazhdim, pasi deri më tani 2 prej liderëve të PD dhe PL janë “skualifikuar” nga jeta politike.

Sipas Kikias do duhet që opozita të frymëzojë elektoratin dhe të sjellë një model ndryshe në mënyrë që të luftojë qeverinë aktuale, në vend që të kërkoj drejtësi për krerët e dy partive.

Ndërsa, sipas Xhixhos në realitet presioni ndaj opozitës është shumë më i madh dhe duhet të përballet në zgjedhje me kandidatë të mazhorancës të cilët, për opozitën, i kanë fituar zgjedhjet përmes korrupsionit.

Këlliçi: Me kë të shkoj në zgjedhje, me patronazhistë, me 200 euro votën, me ata që vendsoin a është i dyti apo i treti në listë Çyrbja, me kë të shkoj me Pojat, me Bajrat, ma thua dot?

Kikia: Po e vërteta thuhet, po jo tek rruga e zotit Berisha o zotëri, nuk mjafton. Çyrbja në faqen e tij dy ditë para se të arrestohej hidhte video ku shkonte dhe takonte qytetarët në terren. Ju tani na tregoni si do i fitoni zgjedhjet.

Xhixho: O Mentor e di ti që presioni është tek like-t dhe share-t? E di ti që mezi takohen njerëzit e opozitës? E di ti që kanë presione me vendin e punës? Se nuk po flasim ndonjë realitet jashtë këtu. E kupton çfarë realiteti po jetojmë?

Kikia: Po, ja pra këto denonconi ju. E di ti që qytetarëve nuk ju ashtu shumë nëse ti qan për Ilir Metën?

Xhixho: Po, patjetër që po i denoncojmë. Unë nuk po qaj për Ilir Metën.

Kikia: Ti dil atje në rrugë edhe thuaj qytetarëve: Ilir Meta ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë dua votën për të rrëzuar Edi Ramën.

Xhixho: Po jemi dy ditë pas arrestimit të tij, si s’do e komentoj unë? Pa ndjeshëmri publike jam unë? Unë pot ë them që në 2021 kam pasur përballë Alqi Bllakon, tek njësia nr.1. Sot e ken ë burg. Unë shkoja si pedagoge, ai shkonte me 500 Euro. Është bërë një foto me mua nga një qytetare dhe ja kanë çuar me rreth të kuq prindërve që punon në bashki për t’i hequr nga puna.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026