Kush e ka radhën për në SPAK? Gazetari Ferhati: Mund të ketë elementë surprizë
Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta me urdhër të SPAK mund të cilësohet një nga goditjet më “lart” të strukturës së posaçme por dosjet ku përfshihen edhe zyrtarë të lartë janë të panumërta.
Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se janë disa dosje të rëndësishme që presin përgjigje si ajo e fondeve të IPARD apo e përgjimeve SKY ECC, por siç theksoi se mund të ketë edhe elementë surprizë ku mund të jetë përqendruar SPAK,
“Ka dosje të hapura pafundësisht. Pritshmëritë e mia për shembull janë që të ketë përgjigje për dosjen e IPARD, ku dyshohet të jetë abuzuar me qindra miliona euro të BE, dosjen e SKY ECC që tregoi bashkëpunimin e krimit të organizuar me politikën, drejtësinë, policinë por mos të harrojmë edhe elementë surprizë ku mund të jetë përqendruar SPAK dhe janë jashtë pritshmërive të publikut. Inceneratori i Tiranës është i hapur dhe shumë të tjera, nuk duhet paragjykuar puna e SPAK”, tha gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK i dërgon fletëthirrje deputetit socialist, pritet të njoftohet me akuzën
- GJKKO jep vendimin për ish-presidentin Ilir Meta
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë