SPAK i dërgon fletëthirrje deputetit socialist, pritet të njoftohet me akuzën
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Pokuroria e Posaçme i ka dërguar një fletëthirrje deputetit të Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili pritet të njoftohet për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Burime bëjnë të ditur se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për tenderin e rikonstruksionit të komisarjateve.
Plarent Ndreca dyshohet se ka kryer veprën penale gjatë kohës kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ai do të përfaqësohet nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, në procesin e ardhshëm ligjor.
Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. P
o ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë