“Luftë e hapur ndaj korrupsionit”, Plarent Ndreca: Reforma në drejtësi dha rezultat
I ftuar në Euronews Albania, deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, është shprehur se reforma në drejtësi ka dhënë rezultat, por puna do të jetë e vazhdueshme. Ai është shprehur se lufta ndaj këtij fenomeni nuk është vetëm politike, por i takon dhe shoqërisë shqiptare. Për planet e më tejshme mbi këto reforma ai është shprehur se:
“Ne kemi ndërmarrë një reformë shumë të rëndësishme, siç është ajo e reformës në drejtësi, që momentalisht ka sjellë mjaft produkte, për luftën ndaj korrupsionit, mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës. Kjo është një sfidë e përjetshme, por ajo konkludohet në një pikë ku ne zyrtarisht kemi përmbushur standardet europianet kur ne të anëtarësohemi në Bashkimin Europian. Dhe sfida jonë që ne të anëtarësohemi ne 2030, kërkon që ne të kemi një “jump” tjetër në luftën ndaj korrupsionit dhe mirëqeverisjen”,-u shpreh deputeti.
Ai shtoi se që këto reforma të funksionojnë do të ketë një bashkim të të gjitha institucioneve.
“Rezoluta është vullneti politik. Rezoluta është një dokument i shpalosur i vullnetit tonë politik patjetër që pastaj do kalohet në instrumente parlamentarë dhe do ketë pastaj një komision i cili do të mbledhë gjithë kontributet, gjithë aktorët, gjithë faktorët në mënyrë që ne të kemi një panoramë të qartë të situatës në Shqipëri dhe vendeve ku ne mund të ndërhyjmë dhe të bëjmë ato reforma që kemi për të bërë”,- përfundoi Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tabaku: Lufta kundër korrupsionit prioriteti për Shqipërinë dhe opozitën
- Rama nga Mali i Zi: Reformat anti-korrupsion të rëndësishme për integrimin
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë