Rama nga Mali i Zi: Reformat anti-korrupsion të rëndësishme për integrimin

16 Maj 2024 | 15:09

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët nga Kotori, ku mori pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE mbi Planin e Rritjes.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se tashmë është optimist për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Unë jam optimist, nuk kam qenë shumë optimist më përpara, kjo pasi kanë ndryshuar shumë gjëra në qasjen e Bashkimit Evropian për atë që deri dje quhej zgjerimi dhe sot quhet bashkimi i Evropës, sidomos pas këmbanës së alarmit që ra me agresionin rus në Ukrainë.

Unë kam qenë gjithmonë polemist dhe përpara se të më jepej mundësia që këtë ta bëja me Bashkimin Evropian.

Ne i kthyem të gjithë takimet me ata që na vizitionin, qoftë lider të BE-së, apo qoftë përfaqësues të Bashkimit Evropian, i shndërruam në një seri ekzpozimi të një studimi që bëmë mbi përfitimet reale nga qënia në Bashkimin Evropian të vëndeve anëtare rrotull nesh dhe përfitimet e vendeve tona nga anëtarësimi në BE. Humnera është shumë e madhe, prandaj këmbngulja ime ka qenë që gjatë kohës që bëjmë detyrat e shtëpisë duhet të shikoni që duhet më shumë mbështetje”, tha Rama.

Rama shtoi se reformat e ndërmarra kundër korrupsionit janë të rëndësishme për të avancuar në proceset integruese.

“Gangren ka qenë korrupsioni dhe tani është një fenomen shqetësues. Ato reforma që unë prezantova janë reforma që kërkohen dhe për anëtarësimin në BE.

Të gjitha këto së bashku do të bëjnë që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Rama.

Rama hodhi poshtë akuzat se rezoluta e propozuar prej Partisë Socialiste, kundër korrpsionit, ka si qëllim kapjen e Prokurorisë së Posaçme.

“Ajo do të duhej të kalonte përmes ndryshimeve të Kushtetutës. Si mundem unë të kem një synim të tillë, kur isha unë me Partinë Socialiste që i dhamë jetë SPAK-ut dhe që i japim sot mbështetje pa ekuivokë. Dhe deri sot nuk e kemi hapur gojën që të kritikojmë SPAK-un, i cili si çdo institucion tjetër ka problemet e veta.

Është depozituar draft-rezoluta dhe do të vijojë procedurën e vetë. Siç kemi bërë me reformën në drejtësi ne do ta bëjmë pjesën tonë, por në këtë rast kërkohet dhe një konsensus më i gjerë në sallën e parlamentit”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026