Rama mesazh Mitsotakis: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni
Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij të mbajtur para shqiptarëve në Athinë, dha edhe një mesazh për homologun e tij Kyriakos Mitsotakis.
Duke cituar Naim Frashërin, Rama tha se dëshira e vërtetë e shqiptarëve është që të jetojnë në paqe dhe në harmoni me fqinjët e tyre.
“Falë jush, kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe unë nuk besoj që do të kem një më të bukur se kjo.
Përpara se sa të largohem dhe në pamundësi për ta takuar, dëshiroj që edhe në emrin tuaj, t’i le një pusullë miku tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë, kryeministrit Mitsotakis.
Në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, shkruajti në greqisht vjershën e tij “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”:
“Duam me të gjithë fqinjët,
Sllavë dhe Grekë të jetojmë në harmoni,
Në vëllazërim, me rend dhe paqe, të jetojmë.
Le të mos bëhemi armiq e le të mos zihemi,
Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar.
Eshtë koha e mirëqenies, është koha e lirisë”.
Shumë të fala, nga unë dhe shqiptarët e Greqisë.
Rroftë Shqipëria, zito i Elladha, rroftë Europa demokratike!
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi e paqeje mes Shqipërisë dhe Greqisë”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
- 18:28 Trump: Nuk pendohem që lehtësova sanksionet e naftës ndaj Iranit përpara se të rifillonin veprimet ushtarake
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA