Tabaku: Lufta kundër korrupsionit prioriteti për Shqipërinë dhe opozitën
Në një vieo të postuar në rrjetet sociale deputetja e PD Jorida Tabaku ka folur një ditë pas bojkotit të PS në KKIE mbi projektrezolutën e propozuar nga mazhoranca në luftën kundër korrupsionit.
Ajo ka argumentuar se mazhoranca nuk ka ndonjë atribut më shumë se sa PD për të drejtuar luftën kundër korrupsionit duke parë situatën aktuale të qeverisë dhe gjithashtu edhe ligjet me porosi të mirataura nga PS.
Më tej ajo shprehet se opozita nga ana tjetër ka qenë jo vetëm denoncuese por edhe proaktive në propozimin e projektligjeve në luftën kundër korrupsionit por ka qenë mazhoranca që me votat e saj në kuvend ka rrëzuar këto propozime që synonin forcimin e sistemit parandalues ndaj korrupsionit.
Për deputetetn e PD lufta kundër korrupsionit duhet me patejtër që të fokusohet tek shqiptarët dhe të ketë opozitën në këtë përpjekje të vonuar të mazhorancës dhe parlamentit.
Postimi plotë:
Ditën e hënë parlamenti do të miratojë një rezolutë për luftën ndaj korrupsionit. A është lufta ndaj korrupsionit çështja e një rezolute që mund të shkelet me dy këmbë si shumë të tjera? Apo ka qenë çështje e një vullneti politik që deri më sot nuk ka ekzistuar? A e ka lartësinë morale mazhoranca që të jetë në krye të kësaj lufte dhe të marrë flamurin e luftës ndaj korrupsionit? Në mënyrë absolute jo! Në emër të opozitës kemi dorëzuar vijëmisisht ligje për të parandaluar korrupsionin. Për atë korrupsion që sot, fatkeqësisht është kthyer në një korrupsion endemik, që po shtrihet në gjithë ekonominë, po largon të rinjtë nga Shqipëria dhe që po e përqëndron ekonominë në pak duar. Maxhoranca nuk besoj se e ka lartësinë morale për ta luftuar korrupsionin. Procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës. Një proces që duhet të ketë bashkëdakordësi. Dhe kjo smund të bëhet njëanshmërisht nga ato që sjellin ligje në parlament pa asnjë procedurë, ligje të porositura. Ligje që nuk e luftojnë korrupsionin por e stimulojnë korrupsionin. Për këtë arsye besoj që lufta kundër korrupsionit duhet të kthehet në një prioritet kombëtar dhe duhet që opozita të jetë pjesë e saj patjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore