Njëri është në intubim, detaje nga aksidenti në Tiranë: Taksia përplasi 3 të mitur

25 Qershor 2025 | 11:57

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e së mërkurës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish-Hotel Dajtit, ku një automjet tip taksi ka përplasur tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, automjeti drejtohej nga shtetasi E.K., rreth 41 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.

Të miturit e përfshirë në aksident janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime nga spitali konfirmojnë për Euroneës Albania se dy prej fëmijëve ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë dhe është intubuar.

Sipas të dhënave jozyrtare, fëmijët janë:

  • O.A., 11 vjeç – gjendje shëndetësore e stabilizuar
  • E.S., 9 vjeç – gjendje shëndetësore e stabilizuar
  • J.N., mosha e pacaktuar – ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdes intensiv

Mjekët po vlerësojnë dëmtimet e marra dhe të tre fëmijët janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Paraprakisht nuk raportohet për konsum alkooli nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe shkeljet e mundshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026