Njëri me PS, tjetri me “Bashkë Fitojmë”- Dy kushërinj të parë në garë për Libohovën

3 Maj 2023 | 14:18

I ftuar në Euronews Albania këtë të mërkurë ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Libohovën, Adil Xhelili, i cili zbuloi disa nga ofertat politike të tij për komunitetin e bashkisë ku kandidon.

Gjatë emisionit, Xhelili, zbuloi se kandidati që ka përballë, Leonard Hide është kushëriri i tij i parë.

Xhelili theksoi se me kushëririn mban ende marrëdhënie dhe i flet në momentin që shkëmbehet në rrugë.

Pjesë nga biseda në studio:

Sidorela Gjoni: Më ka ardhur një mesazh në telefon zoti Xhelili që më thotë se kandidati juaj përballë, kandidati i Partisë Socialiste është kushëriri juaj, është e vërtetë?

Xhelili: Po është shumë e vërtetë. Është kushëriri i parë!

Sidorela Gjoni: Po si ka mundësi brenda familjes?

Xhelili: Për këtë mund të pyesësh ministren Mirela Kumbaro dhe klanin e Partisë Socialiste në qark.

Sidorela Gjoni: Flet me kushëririn tani që jeni kundërshtarë?

Xhelili: Po flasim, kur shkëmbehemi në rrugë flasim

Sidorela Gjoni: Nuk do flasësh më më duket se shoh që qenke ftohur me kushëririn!

Xhelili: Unë jam një tip që politikën e kam mbajtur jashtë familjes dhe gjithmonë jam përpjekur që lidhjet familjare të mos ndikohen nga bindjet apo nga opinion. Si i tillë e kam parim nga të parët e mi që mos të vendosim politikën mbi familjen.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026