Pensionet me Greqinë| Përparojnë bisedimet, marrëveshja hyn në fazë të re

3 Maj 2023 | 14:35

Njohja e pensioneve me Greqinë nuk është me një çështje e lënë nëpër sirtarë. Qeveritë e të dy vendeve kanë mbyllur fazën e parë të bisedimeve ne Athinë e Tiranë, duke treguar vullnet për të përmbyllur marrëveshjen së shpejti.

Marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë ka përparuar dhe të dy palët kanë rënë dakord parimisht.

Në muajin prill, drejtuesit e sigurimeve shoqërore të dy shteteve kanë mbyllur diskutimet teknike në Tiranë, për t’i hapur rrrugë njohjes së viteve të punës së emigrantëvë shqiptarë në Greqi, si një prej komuniteteve më të mëdha të diasporës shqiptare.

Në shtator të vitit 2022, biseda janë bërë edhe në Athinë, dhe nëse marrëveshja arrihet shpejt, Greqia bëhet shteti i 15-të për mbulimin e sigurimeve shoqërore.

“Takimi në Tiranë tregon vullnetin pozitiv që kanë palët për të bërë të mundur arritjen sa më shpejt të një marrëveshje të përbashkët, aq shumë të dëshiruar nga bashkatdhetarët tanë, por edhe qytetarët grekë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ISSH.

Projektligji për pensionet i paraqitur marsin e kaluar ne Parlamentin grek parashikon uljen me 30 vite qëndrimi për të përfituar pension kombëtar nga 40 vite që ishte.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kontribues të rregullt në skemat e sigurimeve shoqërore greke për shkak se pagesat e sigurimeve lidheshin detyrimisht me marrjen e lejeqëndrimeve.

Vlerësohet se janë mbi 700 mijë shqiptarë, të cilët kanë punuar pas viteve 90 në vendin fqinj. Nëse marrëveshja realizohet, atyre do t’u njihen vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore atje, duke përfituar kështu pensionin me formulën e përbashkët.

Deri tani qeveria jonë ka negociuar me 14 shtete në fushën e sigurimeve shoqërore, duke lidhur marrëveshje përfundimtare me 13 prej tyre.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026