Njëri po kthehej për në banesën e tij, aksidentohen dy mjete në By Pass-in e Vlorës

4 Shtator 2025 | 13:58

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në By Pass-in e Vlorës, pranë fshatit Babicë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Passat”. Sipas burimeve paraprake, shkaku i aksidentit ka qenë një kthesë e rrezikshme e kryer nga njëri prej drejtuesve, i cili po tentonte të hynte në banesën e tij, duke ndërprerë rrugën për automjetin tjetër që po lëvizte në aksin nacional.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet, por drejtuesit kanë shpëtuar pa lëndime. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026