“Njeriu i sotëm”, mbahet në Tiranë Festivali Letrar Ndërkombëtar për të rinj

9 Tetor 2024 | 19:50

Kush është njeriu i sotëm?! A e njohim më shumë veten sot?  Përse kërkojmë me çdo kusht të jemi të parët? Sa nevojë kemi për tjetrin? Çfarë është dashuria që mendojmë se ndiejmë për të?

Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera, që shkrimtarë të karrierës dhe shkrimtarë të rinj, i ngrenë në veprat e tyre letrare dhe na bëjnë për çdo ditë të mendojmë e të reflektojmë, do të bëhen pjesë e aktiviteteve të Festivalit Letrar 4 Ndërkombëtar të të Rinjve “Tirana Gate” 2024, për tri ditë radhazi 9, 10 dhe 11 tetor te Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm autorë shqiptarë dhe të huaj, përkthyes dhe personalitete të artit e kulturës.

E kaluara si alibi dhe e shkuara si burim, u diskutua të hënën nga autori  i njohur austriak.

 “Dje erdha në Tiranë dhe pot ë kalosh nga blloku shikojmë se ende është vila e Enver Hoxhës.  Në romanin tim trajtohet dhe një personazh nga Shqipëria në rrafshe të ndryshme, dhe një çiftë që survejohet në aspekte të ndryshme”,-tha Florian Gantner Shkrimtari austriak.

Ndërsa e pranishme ishte dhe Blerin Rugova Gaxha e cuka shkruan se ‘Lufta nuk ka kujtesë, por truri poetik mban mend”

“Përsa i përket kohës së cilës jetojmë, jemi dëshmitarë të një kohe që ndryshon vazhdimisht ku secili nga ne kërkon që të përshtatet, të gjej veten e tij. Në shoqëritë tona është e vështirë të mbijetosh, është e vështirë për faktin se prania e artit po konsumohet”,-tha shkrimtarja.  

Sakaq, autori Stefan Çapaliku foli për pozicionin e shkrimtarit shqiptar në Shqipëri.

“Tema  me të cilën nis ky festival është kryetema e diskutimit të një pozicioni jo vetëm të shkrimtarit në shoqëri por dhe të artistit. Është interesant që në Shqipëri që shkrimtari të ketë kushte optimale”-tha Çepaliku.

Festivali që do të zgjasë për tre ditë do të mirëpresë artistët e penës nga vende të ndryshme të botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026