Shiu përmbyt Shkodrën, mjaftojnë 20 minuta reshje për të krijuar kolaps në qytet

9 Tetor 2024 | 16:35

Reshjet e shiut të rëna në 24 orët e fundit në qytetin e Shkodrës kanë përmbytur qendrën e qytetit. Si pasojë e reshjeve intensive uji ka kaluar 20 apo 30 cm duke shkaktuar kështu problematike në lëvizjen e qytetarëve por dhe në bllokimin për disa çaste të lëvizjes së automjeteve.

Punonjës të ujësjellës kanalizime ndodhen në terren dhe po bajmë të mundur normalizimin e situatës ndërsa sipas parashikimeve pritet që deri në orët e mbrëmjes reshje intensive shiu në të gjithë qarkun e Shkodrës.

Reshjet e rëna kanë shkaktuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve në qytet.

Problematike paraqitet situata edhe në rrugën që të çon tek sheshi ‘Isa Boletini’ në Parrucë.

Kjo është hera e dytë që në pak kohë si pasojë e sasisë së lartë të reshjeve, rrugët e qytetit të Shkodrës përmbyten.

Për shkak se parashikimet e motit tregojnë se dita e mërkurë dhe e enjte do jënë me reshje shiu, emergjencat civile në Shkodër janë mobilizuar për të përballuar situatën që mund të krijohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026