“Njerku më dhunonte”- Amerikani që jeton në Tiranë: Islami më ka bërë më të mirë
Umar Nieto, amerikani që ka përqafuar besimin islam dhe ka ardhur të jetojë në Shqipëri, ka rrëfyer në Real people Euronews Albania, historinë e jetës së tij.
Nieto rrëfeu abuzimet dhe dhunën e ushtruar kur ishte i vogël dhe banonte me familjen në Hauai. Ai tha se njerku drogohej dhe e rrihte atë dhe familjen e tij. Ndërkohë që bëri me dije se ka përjetuar edhe racizëm në shkollë për shkak se ishte i bardhë.
“Njerku përdorte drogë dhe më rrihte mua dhe familjen time. Ishte një person i çmendur, por në Hauai shumë njerë pinë drogë dhe kryejnë dhunë në familjet e tyre. Ka shumë dhunë, në shkolla gjithashtu. Ka racizën, dhe me të gjitha këto unë u rrita. Unë fillova të sillesha si gjërat që shihja. Kur lëviza në SHBA, dhe pas asaj në Meksikë, gjërat filluan të ndryshonin”, tha ai.
Ai theksoi se të gjitha këto përjetime e kanë bërë të jetë më i fortë, më i mirë dhe të mos përfshihet më në zënka, por të sillet mirë me njerëit.
Nieto shtoi se një ndihmesë për t’u bërë më i rregullt në jetën e tij e ka dhënë dhe besimi islam.
“Kjo ka qenë arsyeja pse unë tani dua të jem pozitiv, pasi nuk dua të përfundojë ashtu. Abuzimi në shkollë dhe shtëpi më bëri më të fortë dhe më bëri që të kuptoj se duhet t’i respektojmë njerëzit dhe të jemi të këndshëm. Prandaj medoj se Ilsami më ka bërë mirë më ka bërë më të rregullt”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë