Njihej dhe si “Visi i Pazarit”, si u zbulua polici i përfshirë në shitjen e kokainës
Ditën e sotme, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin e Forcave Operacionale, 38-vjeçarin Ervis Shkurta.
Shkurta dyshohet se ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike nga tre të rinj që u arrestuan me rreth 1 kg kokainë në Tiranë, ku njëri prej tyre, Enea Sulejmani (ish-kreu i transportit ndërqytetas) u plagos nga efektivët, pasi rrezikoi jetën e tyre në tentativë për t’u larguar.
Mësohet se Shkurta në aksionin e mbrëmjes së të enjtes ku antidroga e Tiranës arrestoi 3 të rinjtë, ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij nisën aksionin, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largohen.
Pas zbërthimit të celularëve të personave të arrestuar ka dalë emri i efektivit të Forcave Operacionale. Mes të arrestuarve janë gjetur biseda me një person tjetër me emrin “Visi i Pazarit”.
Sipas po të njëjtave burime, “Visi i Pazarit” përmes një numri anglez komunikonte me personat që u arrestuan për mallin dhe shumat e lekëve.
Vijojnë kontrollet për gjetjen e celularit me numër anglez të Ervis Shkurtës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh