Njihuni me Alisa Opari, artisten e cila këndon një këngë të kombinuar mes shqipes dhe holandishtes
Këngëtarja shqiptare e lindur në Holandë, Alisa Opari Luzi ka trashëguar talentin e saj në muzikë nga familja e nënës. Pasi mbaroi shkollën e muzikës, ajo ja doli të luante te muzikali Aladini rolin kryesor, atë të Jasminit.
Alisa pas pjesëmarrjes te muzikali tërhoqi vëmendjen e publikut me këngën e saj të kombinuar mes shqipes dhe holandishtes.
“Deri tani kam tre këngë, por jam duke bërë këngën e katërt. Kam kënduar këngën “Distancë”, që është holandisht dhe shqip. Kënga është pritur mirë dhe holandezët e kanë pëlqyer shumë gjuhën shqipe”,- thotë Alisa për GenZ në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Alisa është duke krijuar një këngë për Tiranën.
“Edhe pse vij në Shqipëri dy herë në vit më merr malli për të. Për këtë arsye jam duke bërë një këngë për Tiranën dhe jetën e natës këtu”,- shprehet ajo.
Të hysh në tregu e muzikës është shumë e vështirë për të rinjtë edhe pse janë të talentuar. Për këtë arsye, këngëtarja Orgesa Zaimi ka disa këshilla për Alisën.
“Që të jesh një këngëtar në treg duhet të kesh një veçanti, ti duhet të vish me origjinalitet tënd, me muzikën tënde dhe stilin tënd. Mendoj se më ëmbëlsinë dhe zërin tënd mund të bësh dallimin në tregun muzikor”,- thotë këngëtarja Orgesa Zaimi.
Kënga e Alisës për më tepër është transmetuar dhe në radio në Shqipëri.
“Dëgjova këngën time për herë të parë në radio këtu në Shqipëri dhe kam lenë kitarën në tokë ato momente dhe po e dëgjoja, pasi nuk po e besoja që ishte kënga ime”,- përfundon Alisa.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë