“Njohja e identitetit gjinor në Shqipëri”, shoqëria civile prezanton projektligjin
Ambasada PINK në Shqipëri, së bashku me partnerët e saj, ka prezantuar projekt-ligjin “Për njohjen e identitetit gjinor në Shqipëri”, një nismë e re ligjore, që kërkon të zgjidhë një ndër problemet thelbësore me të cilat përballen personat transgjinorë në Shqipëri. Kjo nismë kërkon ta sjellë legjislacionin shqiptar në linjë me atë europian.
“Jo të gjithë individëve u përputhet seksi biologjik me identitetin e tyre, automatikisht këta persona përballen me diferencën mes paraqitjes së tyre, jetës së tyre të përditshme dhe dokumenteve zyrtare. Është detyrë e shtetit që dokumentet zyrtare të përputhen me atë gjini që zonja, zotëria ka zgjedhur të jetojë”, tha Altin Hazizaj, CRCA, Ambasada PINK
Hazizaj shprehet se tashmë ka ardhur koha që edhe martesat mes së njëjtës gjini të jenë të lejuara.
“Kushtetuta e Shqipërisë i lejon çdo individi të krijojë familjen që do. Të rriturit janë të lirë të marrin vendimet e tyre e të martohen me kë të duan”, Altin Hazizaj, CRCA / Ambasada PINK
Celebrimi mes dy vajzave disa ditë më parë ngjalli debate publike, ndërsa u kundërshtua nga komunitetet fetare.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia