Njohja e vendimeve të huaja për veprat penale, Braho: Duhen ndryshime ligjore që të bëhen nga Gjykata e Posaçme

27 Prill 2026 | 11:02

Kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë fjalës së tij Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka deklaruar se për njohjen e vendimeve të huaja për veprat penale duhet që të bëhen ndryshime ligjore që këto vendime të bëhen nga Gjykata e Posaçme.

“Për njohjen e vendimeve të huaja për vepra penale që kanë lidhje me SPAK, duhet që të bëhen ndryshime ligjore që këto vendime të bëhen nga Gjykata e Posaçme dhe jo nga gjykatat e juridiskionit te zakonshëm”, tha ai.

Braho foli edhe për sekuestrimin dhe përdorimin e celularëve të personave nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai tha se prokurorët i drejtohen GJKKO-së, që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ekspertizat, telefonat kanë numri më të madh se janë më të përdorura se pajisjet kompjuterike. Me daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK ka ndryshuar procedurë e këqyrjes, sekuestrimit dhe marrjes së të dhënave. Prokurorët e drejtohen gjykatës për të marrë autorizim për të marrë të dhëna nga celulari dhe për ti përdorur”, tha Braho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë të premte gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve se Kongresi Amerikan po përgatit një goditje të fortë...
12:33 | 03/07/2026

Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik

Një task-forcë e përbashkët, e përbërë nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Bashkisë Pogradec dhe Policisë së Shtetit, zhvilloi këtë të premte një inspektim...
12:07 | 03/07/2026

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë kryer kontrolle në të gjithë territorin e bashkisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të...
12:05 | 03/07/2026