Njohja reciproke me Serbinë, Alma Lama dhe Jeta Krasniqi bëjnë parashikime të zymta
Dialogu me Serbinë duke se është zgjidhja që ka Kosova, por partitë politike vazhdojnë që ta privatizojnë dhe secila të ketë një qëndrim të ndryshëm për këtë çështje. Analistja Jeta Krasniqi mendon se mungesa e konsensusit mes partive vonon dhe përparimin e dialogut me Serbinë.
“Ajo që pamë gjatë kësaj kohe ishte mungesa e konsensusit dhe mungesa e një qëndrimi të përbashkët të spektrit politik. Patëm privatizim të dialogut dhe mungesë e bashkëpunimit mes partive dhe institucioneve. Marrëveshja e katër shtatorit ishte një mundësi e humbur, pasi nuk u realizua objektivi madhor njohja reciproke e Kosovës me Serbinë,” shprehet znj. Krasniqi.
Kurse ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama shprehet se e priste të mos ndodhte njohja reciproke pasi kjo do vite që të ndodhë.
“Nëse do ishte realizuar njohja reciproke do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm, por unë nuk e prisja të ndodhte kjo për shkak të vonesave dhe mosbashkëpunimit. Z. Hoti rregulloi marrëdhënien me SHBA-në,”- thotë ish-ambasadorja.
Partitë politike kërkojnë njohjen reciproke, por e dinë që Kosova duhet të jap diçka në shpjegim sipas znj. Krasniqi.
“Problemi qëndron se nuk jemi në të njëjtën pikë me BE-në, pasi ka shtete në BE që nuk e njohin akoma Kosovën. Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë nëse ajo e njeh,” – thotë ajo.
Gjatë bisedës Krasniqi dhe Lama diskutuan për sa i përket reciprocitetit me Serbinë, të cilën Kosova e vendos dhe e heq pa kritere.
“Duhet të vihet dhe hiqet sa herë që pala tjetër ka nevojë për masa ndëshkuese. Këtë gjë Kosova duhet ta përdorë sa herë i nevojitet,” – thotë ish-ambasadorja.
“Duket të ketë kritere kur vendosët dhe hiqet,” – rrëfen analistja Krasniqi.
Gazetari Franko Egro në fund të intervistës ka pyetur se kur mendojnë dy të ftuarat se do ndodhë njohja reciproke. Ato shprehen pesimiste dhe mendojnë se do dojë vite.
“Duhen të paktën 10 vite se ka ngërçe akoma, zgjidhja paqësore kërkon kohë,”- thotë znj. Lama.
“Besoj që duhet të kemi të qartë çfarë do bëjmë gjatë kësaj kohe. As BE, as Kosova nuk kanë plan B, nëse nuk ndodh njohja nga Serbia,”- shprehet znj. Krasniqi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)