Noka denoncon me foto shkeljet zgjedhore në Kuvend: Operatorët falanga kriminale
Deputeti Flamur Noka, në fjalën e tij që ka mbajtur ditën e sotme në Kuvend ka denoncuar shkeljet që janë bërë në zgjedhjet lokale.
Nëpërmjet disa fotove të cilat I konsideron fakte, thotë se shkelje më së shumti pati në qendrat elekronike në Elbasan, Vorë e Kamëz.
Më tej ai hodhi akuza duke thënë se operatorët në qendrat e votimit funksionuan si falanga kriminale.
“Nuk kishte bërë vaki që të kishte betejë të tillë të pabarabartë, që shteti dhe falangat e tij të funksiononin jo si shtet por si një mafie. Kodi në të cilën Rilindja funksionoi deri në momentin e mbylljes së rezultateve. Kodi zgjedhor për Ramën ishte kinezëri, kodi i mafies. Me një skemë mafioze u turrën mbi votën e lirë.
Është hera e parë që një kryeministër bën thirrje për bojkot. Për zonat ku u bë votimi elektronik, në Vorë, Elbasan e Kamëz, operatorët funksionuan si falanga kriminale për të devijuar vullnetin e zgjedhësve. Pati votime me grupe, qytetarët futen e votojnë për një tjetër. Operatorja duke votuar 30 herë. Teorikisht është operatore, praktikisht duhet të ishte në burg. Në një qendër tjetër nuk është filmuar qendra e votimit po vetëm pllaka. Operatorja duke votuar për qytetarët”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit