Hasani: Ja pse në zgjedhjet e 2025-s opozita do të mposht Edi Ramën

5 Qershor 2023 | 12:50

Analisti Sidi Hasanaj, është shprehur i bindur se PD në vitin 2025 do ti fitojë zgjedhjet parlamentare duke mposhtur kështu Edi Ramën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se PD ndryshe nga Rithemelimi është një parti që ka të ardhme.

Më tej ai nënvizoi se politika në pushtet kërkon që të vrasë PD, për të thënë që kjo parti është në kufijtë e Sali Berishës.

“Kam bindje të plotë dhe e vë bast publik se në vitin 2025 opozita do të mund Edi Ramën. Që nga 15 maj që dolën rezultatet e deri më tani është tentuar që të bëhet një shpëlarje truri, një manipulim tjetër demokratëve, duke i vrarë identitetin politik. Duan të vrasin PD, për të thënë që PD është thjeshtë në kufijtë e Sali Berishës, është krijuar nga Berisha. Demokratët tashmë i kanë ngritur strukturat e tyre, selitë janë të ndara, Berisha de fakto ka ndryshuar dhe emrin.

Duan që PD ta minimizojnë. Në fakt ato 103 mijë vota që mori PD, që ishin minimumi i mundshëm që mund të merrte. PD është pa të kaluar por me të ardhme ndërsa Rithemelimi është me të kaluar por me të . Njerëzit kanë kërkuar ndarje nga berishizmi. Njerëzit duan treg të lirë, janë kundër oligarkëve. PD nuk është krijuar si parti konvencionale, është krijuar si një ndjenjë, si frymë, qoftë kundër komunizmit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026