Noka dhe Gjekmarkaj takime me zyrtarë në Parlamentin e Italisë, zbardhen diskutimet
Një përfaqësi e Rithemelimit të PD, kryesuar nga Sekretari i Pergjithshëm Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, u takua këtë të martë në mjediset e Parlamentit Italian me kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia Paolo Barreli dhe deputetin Alessandro Batilocchio.
Sipas njoftimit të Rithemelimit, bëhet me dije se përfaqësuesit e Partisë Demokratike bënë një ekspoze të gjendjes së përgjithshme në Shqipëri dhe cënimin e standardeve demokratike.
Po ashtu sipas njoftimit, fokusi i bisedës ishte burgosja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deputetët e PD theksuan nevojën e një sensibilizimi që Italia, një vend i madh europian, të bëjë në lidhje me burgosjen e Berishës në nivel kombëtar dhe paneuropian.
Sipas përfaqësuesve të Rithemelimit, është detyrë morale e një vendi mik që të mos konsiderojë vetëm marrëdhëniet ndërshtetërore por edhe çështje të demokracisë së brendshme.
Kjo pasi sipas tyre, Sali Berisha është një kontribut dhe simbolikë politike jo vetëm në raportet e Shqipërisë me Forca Italia, por edhe me Italinë dhe Europën.
Përfaqësuesit e Rithemelimit thanë në takim se zgjedhjet në Shqipëri, nuk janë më çështje alternativash, por bandash.
Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian deputetët e PD ofruan mbështetje për partinë e tyre simotër duke i bërë thirrje komunitetit shqiptar të votonin për kandidatët e Forza Italia.
Noka dhe Gjekmarkaj zhvilluan një takim edhe me kryesinë e degës së PD në Romë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit