Noka uron Pavarësinë nga Vlora: Lirimi i Berishës pas zhvillimeve të bujshme

28 Nëntor 2024 | 11:27

Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Flamur Noka ishte në Vlorë nga ku bëri urimin për shqiptarët dhe demokratët ku ndër të tjera theksoi se lirimi i Sali Berishës erdhi pas zhvillimeve të bujshme politike, një ndër to dhe fitorja e Presidentit Trump.

“Në këtë ditë feste për shqiptarët, në këtë ditë të shenjtë për çdo shqiptar brenda Shqipërisë apo kudo në botë, uroj në emër të PD-së gëzuar. Është ditë e bekuar dhe e shenjtë. Kjo është një ditë e madhe, që uroj të na gjejë më të bashkuar me një Shqipëri ndryshe. Të na gjejë përvjetori tjetër pa krim, pa korrupsion, pa drogë, pa drejtësi të kapur dhe me liri dhe demokraci të plotë”.

“Lirimi i Sali Berishës erdhi pas zhvillimeve të bujshme politike, e para ishte fitorja e Presidentit Trump e cila preu metastazat e Soros edhe në Shqipëri, e dyta janë rezolutat e partnerëve të PD-së, të CDU-së dhe PPE-së që flasin për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, ku opozitës i janë mbyllur hapësirat. Faktori i tretë që ka ndikuar është mosbindja civile, të gjitha këto bënë që vetëm e vërteta të triumfojë. Strasburgu ishte një sirenë alarmi për drejtësinë e Soros në Shqipëri. Kjo bëri që të nguten, sepse Strasburgu do të rrëzonte përtokë drejtësinë në Shqipëri” tha Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026