Norma të reja ndaj ndotjes, Komisioni Evropian propozon paketën e re për automjetet

10 Nëntor 2022 | 19:31

Komisioni Evropian propozoi norma të reja kundër ndotjes për gjeneratën e fundit të makinave me karburant djegës, që pritet të mbeten në rrugët evropiane edhe pasi blloku të kalojë tek mjetet elektrike në 2035-n. Paketa “Euro 7” do të aplikohet për të gjitha veturat, furgonët, kamionët dhe autobusët.

“Propozimet tona do të bëjnë diferencën sepse në 2035-n, falë këtyre normave, emetimet nga mjetet e lehta do të reduktohen me 35% krahasuar me nivelin aktual. Ndërsa për automjetet e rënda, rënia do të jetë më shumë se 50%, ndaj kemi një sfidë të madhe përpara”, tha Thierry Breton, komisioner i BE për Tregun e Brendshëm.

Propozimet duhet të pranohen nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare që të hyjnë në fuqi në korrik të 2025-s për veturat dhe furgonët. Ligjvënësit evropianë dhe shtetet anëtare arritën muajin e kaluar një marrëveshje për të ndalur shitjen e këtyre mjeteve me gaz dhe dizel brenda 2035-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026