Norris Pole Position në Hungari

20 Korrik 2024 | 17:41

Dy herë flamur i kuq për dy ndërprerje që sërish nuk e ndalën Lando Norris të vendoste kohën më të shpejtë në Hungaroring për garën e 13’të sezonale në cirkuitin e Budapestit që transmetohet si zakonisht në Euronews Albania dhe IN Radio.

Kjo është e para herë që Mclaren vendos kohën më të shpejtë dhe renditet në dy vendet në Hungari pas vitit 2012 kur në bord kishte Lewis Hamilton dhe Jenson Button.

Lando Norris la pas Oscar Piastri’n për një rradhë të parë nisjeje të tërën McLaren dhe Max Verstappen në vendin e 3’të në “Hungarian Grand Prix”. Diferenca mes shokëve të skuadrës ishte 0.022 sekonda ndërsa Verstappen mbeti 0.046 sekonda pas Norris në një sesion që pati kushte të paqëndrueshme në pistë.

Lewis Hamilton u rendit në vendin e 5’të për Mercedes pas Ferrari’t dhe Carlos Sainz ndërsa George Russell përfundoi në vendin e 17’të pasi ai dhe u skuadra nuk u kuptuan në sesionin e 1’rë kualifkues. Sergio Perez rriti akoma më shumë presionin për të ardhmen tek Red Bull pas incidentit në sesionin e 1’rë kualifkues që e la atë në vendin e 16’të në nisje.
Pas meksikanit, flamuri i kuq doli edhe për incidentin që shkaktoi Yuki Tsunoda sesionin e 3’të kur duheshin 133 sekonda deri në fund. Kur gjithcka rifilloi Verstappen dhe Fernando Alonso kishin dalë nga makinat e tyre, vendim që iu dha të drejtë pasi në fund të kohës, vetëm Daniel Ricciardo pati një përmirësim të lehtë në dëm të Tsunoda’s. Charles Leclerc u rendit në vendin e 6’të përpara Alonso’s, Lance Stroll dhe dy makinave RB.

Kjo është rradha e nisjes në garën e të dielës që do të vijë tek ju nëpërmjet Euronews Albania dhe IN Radio:

1. Lando Norris (McLaren) – 1:15.227
2. Oscar Piastri (McLaren)
3. Max Verstappen (Red Bull)
4. Carlos Sainz (Ferrari)
5. Lewis Hamilton (Mercedes)
6. Charles Leclerc (Ferrari)
7. Fernando Alonso (Aston Martin)
8. Lance Stroll (Aston Martin)
9. Daniel Ricciardo (RB)
10. Yuki Tsunoda (RB)
11. Nico Hulkenberg (Haas)
12. Valtteri Bottas (Sauber)
13. Alex Albon (Williams)
14. Logan Sargeant (Williams)
15. Kevin Magnussen (Haas)
16. Sergio Perez (Red Bull)
17. George Russell (Mercedes)
18. Zhou Guanyu (Sauber)
19. Esteban Ocon (Alpine)
20. Pierre Gasly (Alpine)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024