Nostalgjia e kalendarëve në Gjirokastër, pensionistët të apasionuar pas të vjetrës

28 Dhjetor 2023 | 16:24

Festat e fundvitit kanë rikthyer nostalgjinë e familjeve në Gjirokastër për të blerë mes të tjerash edhe kalendarët e vitit që do të nisë pas disa ditësh.

Librari Ylli Duro tregton kalendarët vjetorë në qytetin e gurtë ndërsa shprehet se ka një rikthim të interesit për të tërhequr kalendarët veçanërisht për mjediset familjare

 “Në përgjithësi moshat e treta i kanë nostalgji dhe do ta marrë një kalendar se s’bën, sikur edhe bukë mos kenë për të paguar lekët do vijnë kalendarin  ta marrin, e duan të lirë por në përgjithësi nuk kanë ndryshuar çmimet tek dy mijë lekëshi janë sërish. Me pamje nga qyteti i kanë këta që vijnë nga jashtë që kërkojnë kalendar të mirë dhe thonë ka të Gjirokastrës që ta kenë atje”- u shpreh Ylli Duro, librar.

Më të preferuara janë kalendarët  me imazhet turistike nga vendi ynë veçanërisht nga qyteti i Gjirokastrës që tërheqin edhe të huajt për ti marrë si kujtim nga udhëtimi i tyre i fundvitit në Shqipëri

 “Imazhet pamje nga qyteti ynë të gjithë vijnë  dhe kërkojnë edhe një i huaj që vjen thotë ke ndonjë me pamje nga Gjirokastra, mirëpo kalendarët këta vendosin vetëm një  nga qyteti ynë dhe në përgjithësi vendosin  qytetet e tjera Korçën, etj,  por këta që vijnë marrin më tepër duan  Gjirokastrën,  këtu tek ne edhe këta që vijnë d.m.th e kërkojnë  Gjirokastrën të gjithë, të njëjtën kërkesë kanë”- shtoi Duro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026