Notarja transgjinore Lia Thomas nominohet për Gruan e Vitit, shpërthen debati
Mes debatesh e polemikash të shumta në lidhje me përfshirjen e transgjinorëve në kompeticionet sportive të notit, Lia Thomas është nominuar nga Universiteti i Pensilvanisë për çmimin prestigjioz Gruaja e Vitit nga NCAA që është Shoqata Kombëtare e Atletikës së Kolegjit.

Ky universitet e ka nominuar notaren Lia Thomas për çmimin prestigjioz duke ndezur sërish një debat kombëtar rreth pjesëmarrjes së transgjinorëve në sport.
Thomas, një nga 577 të nominuarit dhe një nga më shumë se 240 atletet e Divizionit të parë, ishte gruaja e parë transgjinore që fitoi titullin e Kampionatit të Divizionit I të NCAA. Çmimi Gruaja e Vitit, i themeluar në 1991, nderon arritjet akademike, përsosmërinë e atletikës dhe udhëheqjen e atleteve femra të diplomuara të kolegjit.

Lia Thomas nisi debutimin në këtë sport duke konkurruar në ekipin e meshkujve për dy sezonet e para. Thomas qëndroi jashtë për një vit, që përkoi me anulimin e sporteve dimërore për shkak të pandemisë.
Kur atletika rifilloi në sezonin 2021-2022, Thomas filloi të garonte me ekipin e grave të notit dhe zhytjes.
Thomas vendosi rekorde të shumta sezonin e kaluar, por nominimi ka shkaktuar debat. Nga njëra anë janë njerëz që lavdërojnë nominimin, por ka edhe shumë që sulmojnë vendimin.
“Kjo është një tjetër shuplakë në fytyrë për gratë,” tha Riley Gaines, një notare kampione që konkurroi kundër Thomas në kampionatin NCAA, e cila gjithashtu është nominuar për çmimin.
Ajo shtoi se ndjeu se NCAA tani e ka bërë të pavlefshëm këtë çmim.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen