Nuk dekretoi ligjin për Pronat, zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.
Zyra e presidentit të Malit të Zi informon se në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Milatoviçit është vënë në lëvizje për të kërkuar shkarkimin e Gjeloshajt, ndërsa mesazhet kërcënuese janë raportuar edhe në Polici.
Zyra e presidentit vlerëson se arsyeja për kërcënime ka të bëjë me disa çështje gjyqësore, që ka Komuna e Tuzit me një kompani private te quajtur “Plantacionet”, lidhur me llogaritjen të taksës së pasurisë së paluajtshme mbi tokën bujqësore.
Sipas kabinetit të Milatoviçit, “rolin kryesor në atë proces e ka pasur zëvendëskryeministri aktual, atëherë kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kundër të cilit kompania Plantacionet ka ngritur kallëzim penal”.
Mosmarrëveshjet mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite.
Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë nën territorin e qeverisjes lokale.
Gjeloshaj është përgjigjur përmes një deklarate, duke thënë se Milatoviç po tenton t’i përdorë akuzat për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore, duke refuzuar të nënshkruajë Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përplasje mes Nik Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi
- Gjeloshaj pritet të jetë zv.kryeministër i Malit të Zi, 3 ministri për shqiptarët
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë