Pengojnë ndërtimin e ujësjellësit të ri të fshatit, policia mbërrin në Tragjas
Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë janë përballur me forcat e policisë të martën në mëngjes, gjatë përpjekjeve për të ndaluar ndërtimin e ujësjellësit të ri fshatit i cili do të furnizojë edhe fshatrat përreth.
Situata u tensionua kur filluan punimet për projektin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, të cilat synojnë marrjen e ujit nga lumi Izvor për të furnizuar fshatrat të tjerë në bregdet. Banorët nuk duan që uji i burimit, pavarësisht se derdhet në det, t’u jepet fshatrave të tjerë.
Një numër i madh forcash policore dërguan në zonë për të siguruar rendin.
“Nuk i kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që mjetet e rënda të punojnë për të shtruar tubacioniet për marrjen e ujit. Do ta ndjekim çështjen nga ana ligjore dhe burrërore”, deklarojnë banorët.
Indinjatën e tyre kundër projektit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve banorët e shprehën edhe në këshillin bashkiak të Vlorës disa ditë më parë, ku i kërkuan kryebashkiakut të Vlorës të mbante pergjegjësi.
Banorët e Tragjasit kanë nisur nënshkrimin e një peticion drejtuar Ministres së Mjedisit dhe Kryeministrit, ku kërkojnë të ndalohen punimet për marrjen e ujit nga burimi dhe po kërkojnë investime për zhvillimin e fshatit.

LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit