Punimet në Tunelin e Llogarasë hasin në shpella karstike, mbi 3 km të hapura

29 Shtator 2022 | 15:53

Punimet për tunelin e Llogorasë që lidh Dukatin me Palasën në një gjatësi prej 6 km vijojnë me ritme të shpejta.

“Jemi në anën jugore ku po punohet ose në anën e Dukatit tuneli është hapur rreth 2 mijë metra ose 2 km linear. Ndërsa në anën e Palasës tuneli është hapur 1800 metra, pra në total 3800 metra linearë. Afati i kontratës është 33 muaj, por objektivi ynë është që ta mbarojmë përpara këtij afati”, thotë Ardino Halimi, inxhinier i punimeve.

Punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisën në nëntor të vitit 2021. Sipas inxhinierit të punimeve, punimet po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë ditëve të verës si dhe të krijoj më shumë aksesueshmëri për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë më bregdetin e jugut.

Inxhinieri i punimeve tregon vështirësitë e hasura gjatë punimeve, por edhe lehtësirat që do të sjellë ky investim.

“Në pjesën Jugore ose në anën e Palasës ku po punohet te tuneli kryesor kemi hasur në një shpellë karstike e cila është konsiderueshëm e madhe dhe për momentin është stabilizuar. Gjithashtu, në të njëjtën kohë ekipi i inxhinierëve dhe i supervizorëve po punojnë për zgjidhjen përfundimtare të saj. Ky tunel lehtëson aksesin me bregdetin dhe normalisht do të ulë ndjeshëm trafikun në qafën e Llogorasë”, shprehet inxhinieri.

Sipas banorëve të zonës, ky investim është një vepër që ju përket të gjithëve.

“Jam banor i zonës, i kam ndjekur punimet dhe është një vepër që i përket të gjithëve. Mendohet që baza e zhvillimit është turizmi, për turizmin do më shërbejë edhe mua dhe të gjithëve. Shkurton rrugën shumë. Kur është për republikën është edhe për Dukatin, edhe për Tragjasin, edhe për Radhimën, por në radhë të parë është për turistët”, thotë një banor i Dukatit.

Sipas autoriteteve tuneli i Llogorasë është një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që do të lehtësojë aksesin drejt bregdetit të Jugut, duke nxitur zhvillimin ekonomik të gjithës zonës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026