“Nuk e humbi durimin”, Gjokutaj: Vendimi ndaj Metës politik, i marrë jashtë gjykatës

23 Tetor 2024 | 18:55

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj foli për mediat pas vendimit të GJKKO që rikonfirmoi masa e arrestit në burg për ish-presidentin.

Gjokutaj tha se arrestimi dhe procesi ndaj Metës është politik ashtu si ai ndaj Berishës. Ai siguroi se gjendja shëndetësore dhe emocionale e Metës dhe se ai e ngriti zërin në sallë pasin e vërteta thuhet me zë të lartë

“Meta nuk e humbi qetësinë. Nuk e ka humbur asnjëherë, e vërteta thuhet me zë të lartë. Arrestimi i Metës është izolimi i opozitës, nuk është vendim ndaj Metës, është vendim ndaj opozitës, sikundër vendimi ndaj Berishës. Shikoni se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë”, tha avokati.

GJKKO la në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për deputeten e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi dhe arrest me burg për ish-presidentin Ilir Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026