“Nuk e ndiej veten fajtore”, Fatime Kryemadhi tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

15 Qershor 2026 | 12:33

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, është tërhequr nga kërkesa për gjykim të shkurtuar në procesin penal ku akuzohet për pastrim parash.

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, në momentin kur SPAK pritej të paraqiste pretencën përfundimtare, Kryemadhi kundërshtoi vijimin e procesit me gjykim të shkurtuar, duke deklaruar se nuk e ndjen veten fajtore dhe se organi i akuzës nuk ka marrë në konsideratë të ardhurat e saj.

“Nuk dua gjykim të shkurtuar. Nuk e ndiej veten fajtore. SPAK nuk ka marrë asgjë parasysh nga të ardhurat e mia”, u shpreh ajo para trupit gjykues.

Gjyqtarja i sqaroi të pandehurës se gjykimi i shkurtuar nuk nënkupton pranimin e fajësisë, por zhvillimin e procesit mbi bazën e akteve dhe provave të administruara deri në atë fazë të hetimit dhe gjykimit.

Pas qëndrimit të saj, pritet që gjykata të vendosë mbi vijimin e mëtejshëm të procedurës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026