‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

18 Korrik 2022 | 19:12

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur për mediat, pas 9 orësh në zyrat e SPAK, ku u pyet në lidhje me tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Beqaj u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit i cili ka dijeni për këtë çështje, teksa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë.

“Jam thirrur në cilësinë e personit që kam dijeni për rrethanat e çështjes që dihet, ajo e sterilizimit. Në këtë cilësi jam thirrur sot dhe kam dhënë përgjigjet e mia shpjegimet e tjera  para dy prokurorëve dhe BKH-së. Nuk i druhem fare”, tha ai.

Historiku i koncesionit në shëndetësi dhe dyshimet për korrupsion

Në vitin 2015 qeveria vendosi që shërbimi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale të mos ofrohej nga vetë spitalet, por të kalohej me koncension. Me datë 10 dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë, ka lidhur një kontratë koncesionare 10-vjecare me kompaninë “Sani Service”.

Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh.

Por, në vitin 2018, shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga partneriteti publik-privat ishin 2 miliardë lekë, ose 28.3 për qind më shumë se plani prej 1 miliard e 560 milionë lekësh, që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune në datë 25 shkurt 2019 me mjekë specialistë për rishikimin e seteve kirurgjikale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit

Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian...
11:02 | 02/07/2026

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Ndërkohë, disa minuta më parë i është...
10:54 | 02/07/2026

Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen...
10:49 | 02/07/2026