Nuk i ndaloi Shqiponjave, arrestohet dhe përjashtohet nga policia efektivi

4 Janar 2023 | 15:26

Efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës, Renato Feri është arrestuar nga policia pasi nuk iu është bindur këtyre të fundit që të ndalonte pasi ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor, ku Forcat Shqiponja i kanë bërë shenjë që të ndalonte, Feri nuk e ka bërë një gjë të tillë, por i ka ofenduar dhe më pas ka rritur shpejtësinë  e mjetit duke rrezikuar efektivët.

Më pas Forcat Shqiponja kanë lajmërua sallën operative, ku është bërë i mundur ndalimi i tij në autostradën Tiranë- Elbasan.

Kujtojmë se më herët këtë të mërkurë u bë përjashtimi i Ferit nga radhët e Policisë së Shtetit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026