“Nuk ia dola dot”, reagon Julian Deda pasi humbi në primaret e PD-së për Tiranën

5 Dhjetor 2022 | 13:02

Kandidati i PD-së në primare Julian Deda ka reaguar pasi mori vetëm 157 vota në procesin e primareve që u zhvilluar ditën e djeshme.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë që e votuan ndërsa ka theksuar se nuk ka rëndësi numri i votave për cilësia e tyre.

Ai tha se kjo ishte gara e parë në PD për të por jo e fundi.

Postimi i plotë:

Faleminderit…!

Une nuk ja dola dot, por keto Primare ishin vertete nje gare e bukur, te cilen e kam shijuar pa fund. Kam takuar aq demokrate sa kisha mundesi, te cilet i falenderoj per fjalet e mira, njekohesisht i kerkoj ndjese atyre qe s’pata mundesi fizike ti shtrengoja doren. Falenderoj gjithashtu te gjithe vezhguesit e mi, qe qendruan deri ne fund te nje procesi te lodhshem. Mirenjohje per kedo qe besoi tek une dhe me ndihmoi ne kete gare historike.

E vertete, dola me shume pak vota, por per mua s’ka rendesi sasia, por cilesia e tyre, arsyeja se pse me kane votuar. Jam i sigurte, qe jane vota bio, vota frymezimi. Askush ne ate parti nuk me ka asnje borxh, asnjerit nuk i eshte kerkuar me ngulm, askujt nuk i eshte thene “votojeni Julin se ashtu eshte puna”, pra jane vota pa interes. Jane thjeshte vota zemre. Per kete jam shume mirenjohes.

Une besoj se nuk ju kam zhgenjyer, jam munduar ti jap bukuri, vertetesi, sinqeritet, dhe fryme gares, duke ofruar personin tim si alternative. Une, perveç familjes, nuk kam asnje pasuri tjeter, vetem veten time, keshtu siç jam. Besoj te me keni kuptuar. Nje gje eshte e sigurte, kjo ishte gara ime e pare, por kurrsesi e fundit.

Megjithate beteja vazhdon, ajo mbaron me 14 Maj, diten kur ne do triumfojme kunder modelit me te shemtuar politik te vendit.

Edhe nje here shume faleminderit per gjithçka.

Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme Primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pas një gare të fortë në Tiranë, kandidati që mori më shumë vota ishte Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe për këtë arsye gara shkon në raundin dytë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026