Nuk iu bind urdhrit, polici vret me armë 25-vjeçarin në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic.
Uniformat blu sqarojnë se oficeri i “Shqiponjave” me iniciale N.H qëlloi 2 herë me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, pasi ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Sipas policisë i riu u largua me vrap, ndërkohë që polici i drejtoi edhe armën tip pistoletë. Mbetet e paqartë dinamika e vërtetë e ngjarjes.
Ligji (72/2014, për Përdorimin e armëve të zjarrit, Neni 9) parashikon situatat në të cilat një punonjës i policisë mundet “të paralajmërojë përdorimin e armës”. Në të thuhet se fillimisht polici duhet të identifikohet si i tillë, më pas të urdhërojë me zë “Ndal” e më tej “Ndal se do të të qëlloj” si paralajmërim.
“Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji, ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar në pjesët e poshtme të trupit,” – thuhet në ligj.
Ndjekja sipas burimeve ka nisur pranë Don Boskos përgjatë rrugës “Dritan Hoxha” deri afër universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në këto momente efektivi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të të riut, duke e lënë të plagosur. Njëzetepesëvjeçari humbi jetën në spital.
Ndërkohë punonjësi i policisë me iniciale N.H është ndaluar dhe mbi të rëndon akuza “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Për këtë ngjarje të rëndë ka folur para mediave xhaxhai i viktimës, i cili u shpreh 25-vjeçari nuk ka qenë i armatosur, por në duar ka pasur vetëm dy hurma.
Xhaxhai tregoi më tej se nipi i tij ka pasur probleme nervore.
Theksojmë që viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, xhaxhai: Nuk kishte armë, por dy hurma në dorë
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër