“Nuk ka analiza pas datës 20 të çdo muaj”, ministrja e Shëndetësisë: E kemi adresuar, do e zgjidhim
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka deklaruar këtë të enjte, gjatë një daljeje për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku u prezantuan disa vendime, se në QSUT pas datës 20 të çdo muaj nuk do të mund të kryhen analiza për pacientët e shtruar, për shkak të mungesës së fondeve.
Ajo bëri me dije se aktualisht po mblidhen të gjitha të dhënat e nevojshme, ndërsa më pas do të kryhet një vlerësim i plotë për të adresuar situatën dhe për të gjetur zgjidhje.
“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.
Kjo deklaratë lidhet me funksionin e koncesionarit si shërbim Partneritet-Publik-Privat i cili e ofron shërbimin në bazë të një tavani buxhetor. Në rastin e analizave numri i shërbimeve arrin brenda ditëve të caktuara, numrin që mbulon koncesionari, edhe për këtë fakt ministria ka marrë vendim ta ndërpresë pas datës 20 të çdo muaj këtë shërbim. Sipas marrëveshjes së lidhur ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe QSUT-së, koncesionari ka detyrimin të informojë spitalin sapo të arrihet 75% e kufirit mujor të buxhetit. Pas tejkalimit të këtij niveli, laboratori pranon analiza vetëm për pacientët e referuar dhe më pas shërbimi kufizohet kryesisht në rastet emergjente. Gjithashtu, kontrata parashikon që në momentin kur arrihet 100% e tavanit, koncesionari vazhdon ofrimin e shërbimeve pa pagesë vetëm për urgjencat.
Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?