Nuk ka harmoni në familjet shqiptare, thotë sociologia
Sociologia Entela Binjaku tha në një intervistë për Euronews Albania duke folur për ndasitë gjinore në Shqipëri tha se nuk e sheh në harmoni familjen në vendin tonë.
“Ne jemi të vetëdijshëm në kulturën e familjeve tona se burri nuk bën punë shtëpie, ose pse burrë jam unë që të bëj punë shtëpie. Mjafton që këtu mënyra se si shprehen qytetarët tregon mendësinë që kemi ne në familjet tona lidhur me angazhimet familjare,” – u shpreh Binjaku.
Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat.
Sipas këtij sondazhi, babai është përgjegjës për disiplinimin e fëmijëve me 63.8% dhe vetëm 34.5% mendojnë se përgjegjëse është nëna.
Referuar këtij sondazhi, Binjaku u shpreh se ka burra që as nuk ndihen mirë nëse gruaja sjell më shumë para në shtëpi. Sipas saj, në fakt, drejtueset gra janë më të afta se burrat.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor