‘Nuk ka pirë ilaçet’, flet nëna e autorit që plagosi me thikë gruan dhe komshiun

8 Shtator 2022 | 16:44

E ëma e Elmas Kaliajt, ka folur në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme, ku i biri plagosi me thikë gruan dhe komshiun.

Ajo tha se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte pirë ilaçet prej disa kohësh.

Sipas saj, Elmasi nuk kishte pasur grindje me bashëshorten e tij.

“Është me probleme të shëndetit mendor, tani është shtruar. Nuk e mbajmë dot. Kishte disa kohë pa pirë ilaçet, mund të ketë një ose dy muaj. Nuk donte t’i pinte. Nuk kanë pasur grindje më parë”, tha ajo.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”. Në momentin që Kalia ka goditur me thikë gruan e tij Shkëqlime Kalia ka ndërhyrë komshiu Enver Sulaj, i cili ngeli gjithashtu i plagosur.

Autori është arrestuar nga Policia. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026