Nuk ka rrezik për përmbytje, thotë përfaqësuesja e Institutit të Gjeoshkencave

7 Dhjetor 2021 | 08:17

“Nuk mund të ngremë alarm që presim përmbytje. Situata është e monitoruar gjatë gjithë kohës dhe me anë të buletineve ditore bëjmë lajmërimet”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Anira Gjoni, përfaqësuese e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Znj. Gjoni sqaroi se nëse ka rrezik për përmbytje, ky institucion ngre alarmin 3 deri në 5 ditë para, ku njofton Emergjencat Cilvie për të marrë masat e duhura.

“Ne kemi vendosur një tabelë për secilin qark, pra për reshje të dobëta ka 0-15 mm shi. Në reshjet mesatare 15-45 mm shi”, u shpreh ajo, teksa shpjegoi nivelin e reshjeve.

Për znj. Gjoni janari i vitit 2021 ka qenë muaji me reshje më të larta të shiut, 280% mbi normë.

“Po flasim në raport me muajin janar në vitet e shkuara dhe krahasuar me normën 30-vjeçare”, u shpreh ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022