‘Nuk ka shanse të kem pazar me ndërtuesit’, Rama: S’do e merrnit vesh
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka pazare mes tij dhe ndërtuesve, pasi nëse kjo do të ishte e vërtetë, nuk do bëhej publike fakti që në qendër të Tiranës po ndërtoheshin kate pa leje.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama u shpreh se nuk ka kate pa leje në kullën Downtown 1 dhe se e gjitha është shpifje.
“Nuk ka asnjë kat pa leje në Downtown 1, asnjë. Është e gjitha një shpifje, sepse aty është dhënë me kohë leje, me kërkesë të arkitektit, për t’u bërë një volum tjetër. Nuk është as përgjegjësia e kryeministrit dhe as e qeverisë që të ndjekë procesin e ndërtimit.
Në vend se këtu të gjithë të shikojnë dhe të kuptojnë qartë, se nuk ka shans të ketë pazare mes meje dhe ndërtuesve. Po të kishte, nuk do e merrnit vesh fare, siç nuk e morët vesh deri tani, që ka kate pa leje këtu, e kate pa leje atje”, theksoi ai,
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane