“Nuk kam hequr dorë kurrë”, Basha tregon për herë të parë pse iu rikthye takimeve

24 Maj 2023 | 17:52

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim, Basha zhvilloi të mërkurën një takim me të rinjtë në kryeqytet, të cilëve iu shpalosi platformën e tij të re politike.

Basha tha se listat e hapura, vetingu i politikanëve, kufizimi i mandateve qeverisës dhe vota e emigrantëve janë e vetmja mundësi për të përmbysur kulturën aktuale politike.

I pyetur nga një prej të rinjve se cila ishte arsyeja që iu rikthye skenës politike pas një shkëputjeje mbi 1-vjeçare, Basha u shpreh se largimi i tij ishte bërë për t’i hapur rrugë  bashkimit të PD, por se asnjëherë nuk kishte hequr dorë prej saj.

“Tërheqja para 1 viti është bërë para interesit të madh për t’i dhënë një shans bashkimit të demokratëve. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Por unë nuk kam hequr në dorë kurrë nga përgjegjësia për të mos i lënë njerëzit në mes të rrugës, kontributin e atyre që më mbështetën edhe në zgjedhjet e 2021. Për hir të vendimi për të mos influencuar në këto zhvillime vendosa të tërhiqem nga takimet publike. Kjo s’do të thotë se jam stakuar nga interesi politik për PD. Kjo tërheqje më ka shërbyer për të parë sa kohë dhe energji i kam dedikuar luftës me njëri-tjetrin dhe sa halleve të njerëzve. Kam dalë në konkluzion që raporti duhet përmbysur, te pyetja çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar këtë shoqëri”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026